Qendra burimore për përmirësimin e mundësive arsimore të fëmijëve me shikim të dëmtuar do të hapet sot në Tetovë. Qendra do të lokalizohet në shkollën Woodrow Wilson, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Projekti për fëmijë me pengesa në shikim, i relizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore, punon në rritjen e cilësisë dhe inkuadrimit të shërbimeve për arsim për fëmijët me pengesa në shikim, me fokus të veçantë në edukim, me botimin e librave me shkrim braill në gjuhët lokale dhe fushata për kontrolle falas për sy te fëmijët parashkollor. /Telegrafi/