Telegrafi

Sot hapet për qarkullim rruga Thumanë-Kashar, Rama sjell pamjet

Prej orës 19:00 të ditës së sotme (e diel), aksi rrugor Thumanë-Kashar në Shqipëri do të jetë i hapur për të gjithë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ka ndarë pamjet me dron nga rruga e përfunduar, shkruan në Facebook se ky aks rrugor do t’u shërbejë të gjithëve dhe turizmit.

“Mirëmengjes, dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/