Site icon Telegrafi

Sot hapet panairi “Republika ime“

Për nderë të përvjetorit të shtatë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot hapet panairi “ Republika ime “, i organizuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës dhe Evropianët e rinj të Kosovës.

Në ceremoninë e hapjes do të fillojë në ora 11:00, në Oborrin e Radio Kosovës në Prishtinë dhe pritet të marrin pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, veprimtari Adem Demaçi, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, kryetari i Odes Ekonomike, Safet Gërxhaliu, si dhe Kryetari i Odes Ekonomike Amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version