Sot në ora 11:00 do të bëhet hapja e “Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar – Prishtina 2018” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe mbështetur nga Qeveria e Kosovës.
Ky Panair ka rëndësi të madhe për Kosovën, rajonin dhe me gjerë. Një Panair që ofron komunitetin e biznesit dhe i forcon urat e bashkëpunimit, ura të cilat forcojnë rrugëtimin e secilit prej nesh, së bashku drejt familjes evropiane.
Në këtë edicion marrin pjesë më tepër në 160 ndërmarrje nga Kosova, rajoni dhe vendet e Evropës, faktorë të cilët e bëjnë këtë Panair, Panairin më të madh dhe më të vizituar në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, në ceremoninë e hapjes do të jenë të pranishëm struktura politike vendore, rajonale dhe më gjerë. /Telegrafi/