Site icon Telegrafi

Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “Agrokos”

Sot në Prishtinë do të hapet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”, ku do marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor si dhe nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “Agrokos”, do mbahet nga data 23-25 tetor në ambientin e Sallës “1 Tetori” në Prishtinë.

Më mirë se kudo tjetër në “Agrokos”, konsumatori kosovar ka mundësinë të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun tonë dhe atë të huaj.

“Agrokos” po shihet si mundësia më e mirë për bizneset vendore, që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit./kp/

Exit mobile version