Telegrafi

Sot hapet panairi i Turizmit dhe Edukimit

Travel & Tourism Fair 2011 do të shërbejë si një vendtakim i shkëlqyeshme për promovimin e sektorit të udhëtimeve dhe turizmit në tregun Kosovar dhe atë rajonal, duke kontribuar gjithanshëm edhe në promovimin e turizmit vendas në Kosovë.

Panairi organizohet nga CEO në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Përveç ofertave të shumta për pushime jashtë vendi, në panairin e Turizmit dhe Udhëtimeve 2011 përfshihet më e pasuruar edhe oferta atraktive nga Kosova e cila pritet t’i joshë vizitorët jo vetëm nga vendi por edhe ata nga rajoni dhe më gjerë.
/Telegrafi/