Në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj, sot zyrtarisht hapet Panairi i Produkteve Bujqësore “Prishtina 2014”.
Panairi organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Panairi do të jetë i hapur prej datës 24 – 27 shtator në Qendrën e Panaireve, fshati Shkabaj, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë. /Telegrafi/