Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, sot do të hapet panairi “Blej Shqip”, ku do të prezantohen 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare.
Panairi organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë dhe gjatë tre ditëve në vijim në të do të ekspozojnë mallra e tyre mbi 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare.
Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, panairi do të hapet zyrtarisht nga Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi. /Telegrafi/