Telegrafi

Sot hapet manifestimi “Maja e Titos 2017” në Tetovë

Klubi bjeshkatar “Luboten” nga Tetova organizon ngjitjen e 36-të në Majën e Titos, e cila do të bëhet sot dhe nesër me pjesëmarrje të numrit të madh të bjeshkatarëvem nga Maqedoni, rajoni dhe Evropa. Këtë vit pritet që në Majën e Titos të ngjiten mbi 800 bjeshkatar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja është pjesë e festimit të Ditës së Evropës, e organizuar nga Zyra e BE-së në Shkup, ndërsa ngjitja edhe këtë vit do të ketë mesazhin për ruajtjen e ambientit jetësor “Lule bjeshke dhe mbeturinë bjeshke, nuk shkojnë së bashku”.

Ngjitja do të shoqërohet edhe me aksion për pastrimin e shtegut. Pjesëmarrësve do t’u dhurohen kosha për të mbledhur mbeturinat, ndërsa para hotelit “Kodra e Diellit” do të vendoset pika kryesore për hudhjen e mbeturinave./Telegrafi/