Site icon Telegrafi

Sot hapet kampi informues për bukuritë e Kosovës

Gjatë tri ditëve, sa do të zgjasë ky aktivitet, të rinjtë do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe të zhvillojnë aftësi të reja që mund të jenë të dobishme për ta në të ardhmen, si p.sh të bëjnë video, të orientohen me hartë dhe kompas etj.

Ky projekt është mundësuar me ndihmën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës, ndërsa do të realizohet nga OJQ “TOKA”, në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina dhe “World Wide Fund for Nature”. /Telegrafi/

Exit mobile version