Site icon Telegrafi

Sot hapet “Java e Pyjeve”

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi do të marrë pjesë në hapjen e “Javës së Pyjeve”, aktivitetet ky i cili do të zhvillohet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, me fillim në orën 11:00.

Në kuadër të kësaj jave mbahen aktivitetet që janë pjesë e fushatës vetëdijësuese “Pyjet janë Burim i Jetës”, e cila është mundësuar nga MBPZhR-ja në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO. /Telegrafi/

Exit mobile version