Site icon Telegrafi

Sot hapet bursa e Athinës

Bursa e Athinës u rihap sot pas pesë javësh si pasojë e vendosjes së kontrolleve të kapitalit, nën peshën e krizës së borxhit.
Ekspertët parashikojnë një rënie me 20 për qind, pjesërisht nga frika për përkeqësimin e ekonomisë greke. Aksionet e bankave pritet të jenë me të goditurat, sepse sektori financiar i Greqisë ka nevojë të rikapitalizohet.

Në raportin e publikuar në gazetën greke “Avgi”, e afërt me qeverinë e Tsprasit thuhet se Athina po kërkon këtë muaj rreth 10 miliardë euro për rikapitalizimin e bankave.

Komisioni Europian parashikoi recesion për Greqinë, këtë vit, me një tkurrje të ekonomisë nga 2- 4 për qind.

Ekonomia greke ishte në recesion për gjashtë vjet, deri në 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version