Telegrafi

Sot, Greqia merr këstin e parë të borxhit prej 30 mld euro

Shuma prej 14,5 miliard euro, nga 30 miliardë që vendet e eurozonës janë angazhuar të derdhin gjatë vitit 2010, do të mbërrijë sot përmes Bankës Qendrore Europiane.

Lajmin e konfirmoi një zëdhënës në Bruksel, sipas se cilit Greqia do të marrë nga një këst të kredisë çdo tremujor, bazuar në vlerësimin e përpjekjeve të saj për reduktimin e defiçitit buxhetor.

Ndërkohe FMN, e cila është gjithashtu pjesëmarrëse në këtë hua, dha kontributin e saj prej 5,5 miliard euro javën e kaluar. Sipas zyrtarëve grekë shuma do të mbulojë nevojat financiare të Greqisë për muajin maj dhe qershor.
Më 2 maj ministrat e Eurozonës dhe FMN ranë dakord për një paketë ndihme prej 110 miliardë euro, për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, në këmbim Athina premtoi të implementojë masa të rrepta ekonomike për të reduktuar deficitin buxhetor.