Telegrafi

Sot gjyqi për Mediun, pritet të dëshmojnë Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi

Ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e së enjtes në Gjykatën e Posaçme GJKKO ku do të zhvillohet seanca për çështjen e Gërdecit.

Sot pritet të dëshmojnë disa persona, mes tyre Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi.

Lexo po ashtu Mediu i kërkon ndjesë familjeve të viktimave të Gërdecit: Kam përgjegjësi morale por jo penale

Mediu është vendosur nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona. /Telegrafi/