Site icon Telegrafi

Sot gjykohen dy protestuesit që demoluan zyrën e presidentit Ivanov

Dy protestues që janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale, pjesëmarrje në protesta, sot do të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Protestuesit u arrestuan me 14 prill për shkak të ekzistimit të dyshimeve se gjatë kohës së protestave të pa paralajmëruara ku kanë marr pjesë rreth 2.000 qytetar, kanë hedhur me lëndë të forta, e kanë thyer inventarin dhe kanë bërë dëme tjera në pjesën e jashtme dhe të brendshme të zyrës popullore të presidentit të R.M.-së duke krijuar dëme të dukshme, transmeton TetovaSot.

Të dyshuarve N.A.(30) dhe F.N.(30) fillimisht iu caktua paraburgimi shtëpiak prej 8 ditëve, që iu vazhdua edhe për 30 ditë tjera./Telegrafi/

Exit mobile version