Në seancën gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, cilët akuzohen se kanë sulmuar fizikisht deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, do të dëgjohet deklarata e ekspertit mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliu.
Ditën e premte, më 15 prill ku pritej aktgjykimi, Gjykata Themelore e Prishtinës, nuk mori vendim por hapi shqyrtim gjyqësor, me arsyen siç ka thënë gjyqtari Vesel Ismajli, janë vërejtur disa paqartësi në raportin e mjekësisë ligjore, të cilat nuk përputhen me raportin e emergjencës.
Në seancën e 15 prillit, nuk ishin prezent asnjë nga të akuzuarit, ndërsa paditësi Bekim Haxhiu, i cili pas vendimit të Turpit Gjykues për rihapje të shqyrtimit gjyqësor ka dalë menjëherë nga salla.
Haxhiu ka paditur deputetët Ymeri, Selimi, ish deputetin Florin Krasniqi dhe truprojën e Selimit, Besart Bujupi se e kanë sulmuar atë fizikisht.
Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të katërve të dyshuarve se kanë rrahur Haxhiun më 28 qershor të vitit 2012, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.