Telegrafi

Sot gjashtë vite më parë tifozët e Interit përjetuan suksesin më të madh në historinë e klubit (Foto/Video)

Interi është një nga klubet më të mëdha në Itali, Evropë dhe botë. Sukseset e Nerazzurrëve janë të njohura për të gjithë, por këto suksese kanë munguar në vitet e fundit.

Tifozëve të Interit i mbetet të kujtojnë sukseset e së kaluarës dhe të shpresojnë që ato të përsëriten sa më shpejtë.

Jemi pothuajse një javë larg finales së Ligës së Kampionëve mes Atletico dhe Real Madridit dhe me këtë rast kujtojmë edhe finalen e fundit të Interit.

Nerazzurrët fituan ndaj Bayern Munichut në Madridt me rezultat 2-0 dhe kështu kompletuan ‘Tripletten’ e famshme.

Dhe nga ajo ditë kanë kaluar saktësisht gjashtë vite, për shumicën e tifozëve të kësaj skuadëre kjo ditë sjellë emocione të papërshkueshme pasi ishte një sukses që e priten shumë gjenerata të tifozëve zikaltër.

Në këtë takim të dy golat u shënuan nga Diego Milito, i cili me golat e tij bëri realitet Ligën e Kampionëve për skuadrën italiane. /Telegrafi/