Gjatë ditës së sotme, në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ do të garojnë dy sportistë kosovarë.
Në fillim do të garojë shenjëtarja, Urata Rama, në garën me pushkë prej 10 metrave distancë, garë që do të zhvillohet në ora 13:30.
Një orë më vonë, apo më saktë në ora 14:30, do të jetë koha e garimit për çiklistin, Qëndrim Guri.
Ndërsa, sa për rikujtim, pos këtyre dy sportistëve, Kosova ka edhe gjashtë të tjerë në ‘Rio 2016’, që po presin radhën për garat e tyre. /Telegrafi/