Kompania Frutti ka lansuar një video-animiacion në të cilin përmblidhet rrugëtimi 20 vjeçar i kompanisë drejt suksesit të cilin e gëzon tani.
Frutti gjithmonë ka qenë kompani e njohur për ide kreative e të pëlqyeshme, andaj edhe kanë sjell këtë historik përmes formës unike të animiacionit për ta bërë më të pëlqyeshme dhe më interesante për shikuesit.
“Është moment shumë i veçantë dhe emocionues për mua, që sot në 20 vjet Frutti, të jemi bashkë e t’i ftojë për disa fjalë punonjësit e kompanisë sonë. Nuk ka qenë e lehtë me i ngritë punëtorët e kolegët tonë të cilët nuk janë pronarë të kompanisë, por janë kapital shumë i rëndësishëm i yni”, ka rrëfyer Rina Malsori, CEO e kompanisë Frutti.
Përndryshe, kompania Frutti është themeluar në nëntor të vitit 1999 nga vizionari Besim Malsori, ndërkaq sot Frutti shënon përvjetorin e 20-të duke poseduar 6 linja prodhuese të teknologjisë bashkëkohore dhe ka kapacitet ditor të prodhimit deri në 240,000 litra produkt të gatshëm.
Ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë e i shkurtë – përkundrazi, ka qenë një rrugëtim i gjatë e i vështirë, por që është lehtësuar nga bashkëpunëtorët, stafi i mrekullueshëm i kompanisë dhe vet konsumatorët.
Sot Frutti është e kompletuar me të gjitha standardet ndërkombëtare të cilësisë, ku posedon ISO, HACCP, PASS 99, ISO 90001:2015, ISO 140001:2015, etj.
Për shkak të cilësisë së lartë, për vite me radhë kompania Frutti ka marrë çmime të ndryshme nga institucionet vendore e ndërkombëtare.
Është një dhe i vetmi!