Site icon Telegrafi

Sot forumi për menaxhimin e mbeturinave

Instituti Riinvest dhe partnerët e projektit organizojnë Forumin për Menaxhimin e Mbeturinave ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Menaxhimi i mbeturinave në 16 komunat”.

Ky raport është njëri nga aktivitet e shumta të projektit të titulluar “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Partneritetit Zhvillimor Strategjik ndërmjet Komunave”.

Projekti është pjesë e programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Alternativa Lokale i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe i implementuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është inkurajimi i komunave për të krijuar partneritete dhe rrjete regjionale për adresimin e çështjeve me interes të përbashkët, konsolidimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisje së mirë, dhe zhvillimin e qasjeve të reja në adresimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme të qeverisjes lokale.

Në përputhje me qëllimin e përgjithshëm, intervista me 16 zyrtar komunal të cilët janë përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve janë zhvilluar dhe një raport që përshkruan situatën aktuale në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, problemet e përbashkëta me të cilat ballafaqohen komunat , si dhe mundësitë për bashkëpunim ndër- komunal është përpiluar.

Gjatë forumit do të prezantohen të gjeturat e raportit dhe zyrtarët komunal do të inkurajohen të paraqesin mundësi të tjera për bashkëpunim ndër-komunal në lidhje me menaxhimin e mbeturinave. /Telegrafi/

Exit mobile version