Telegrafi

Sot forumi ndërkombëtar i biznesit Hungarezo-Kosovar

Nën kujdesin e “City Group” dhe Ambasadës Hungareze sot në Prishtinë do të organizohet për herë të parë në Kosovë Forumi Ndërkombëtar I Biznesit Hungarezo-Kosovar ku do të diskutohet për infrastrukturë, Shëndetësi dhe Bujqësi.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të institucioneve,partive politike dhe ambasador.

Mysafir i Posaçëm i Forumit do të jetë Ministri i Punëve të Jashtme të Tregtisë së Hungarisë Peter Szijjarto. /Telegrafi/