Shoqata e Bankave të Kosovës organizon forum të hapur, ku do të diskutohet lidhur me rolin e sektorit bankar në zhvillimin ekonomik të vendit, sfidat me të cilat ballafaqohet ky sektor lidhur me mbledhjen e borxheve nga kreditë joperformuese.
Në një njoftim për media thuhet se në këtë forum do të diskutohet edhe për sistemin e tanishëm të përmbarimit të kontratave, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të sektorit bankar si kredidhënësi më i madh në vend dhe institucioneve relevante, të cilat janë përgjegjëse për përmbarimin e kontratave në Republikën e Kosovës.
“Qëllimi i organizimit të këtij forumi është shkëmbimi i ideve lidhur me avancimin e mëtejmë të sistemit të përmbarimit të kontratave, në mënyrë që të krijohet një sistem edhe më efektiv i përmbarimit, lidhur me mbledhjen e borxheve nga kreditë joperformuese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/