Sot në Gjykatën Penale, fjalë përfundimtare duhet të japin avokatët e të akuzuarve në rastin ‘Lagjja e Trimave’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fjalën përfundimtare të seancës paraprake, prokuroria kërkon nga Gjykata që të akuzuarit të deklarohen të fajshëm, sepse prokuroria ka dëshmi të forta se janë kryerës të veprës penale, ndërsa për të vërtetën e gjobave, prokuroria e ka lënë që të vendosë gjykata.
Njëri nga të akuzuarit e seancës së fundit, njoftoi se do ta tregojë të vërtetën e ‘Lagjes së Trimave’.
Në këtë rast 7 të akuzuarit janë gjykuar për terrorizëm dhe organizim terroristik.
Në sulmet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, në ‘Lagjen e Trimave’ u vranë tetë persona-anëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa rreth 40 u lënduan. /Telegrafi/