Sot në Kuvendin e Maqedonisë është duke u inspektuar verifikimi i dëmeve materiale dhe për vendosjen në funksion të hapësirave që janë jashtë përdorimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, është shkaktuar dëm material dhe një pjesë e hapësirave të punës, pres qendra, si dhe salla ‘Maqedonia’ në të cilën mbahen seancat plenare, janë jashtë përdorimit. Në pajtim me rregullativën ligjore insitucionet kompetente marrin hapa për vendosjen e tyre në funksion dhe konfirmimin e dëmit’, thuhet në komunikatën e Shërbimit të Kuvendit.
Poashtu ata shtojnë se, janë duke u bërë përpjekje për kthimin në gjendjen e mëparshme në afatin më të shkurtër të mundshëm me çka do të krijohen kushte për punën e Kuvendit si dhe seanca e sotme konstituive e caktuar për orën 11:00, nuk do të mbahet. Për këtë, opinioni do të njoftohet në vazhdimësi. /Telegrafi/