Site icon Telegrafi

Sot fillon turneu ndërkombëtar i boksit “Ditët e Zahirit”

Turneu organizohet në palestrën e sporteve në Podujevë, të shtunën, në orën 17:00. Në këtë turne do të shpallet boksieri më i mirë, i cili do të fitojë kupën ‘Ditët e Zahirit", po ashtu do të shpallet dhe boksieri më teknik, çifti më luftarak, dhe boksieri më perspektiv.

Meçet do t’i gjykojnë Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Aliriza Rexhepi dhe Fatmir Hoxha. Pritet pjesëmarrja e boksierëve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, ndërkohë që në të ardhmen planifikohet që ky turne të jetë tradicional. /Telegrafi/ 

Exit mobile version