Në Shkup mbahet edicioni i gjashtë i Java e dizajnit në Shkup – Skopje Design Week, që fillon sot dhe do të zgjatë deri më 27 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë vit, manifestimi përqëndrohet në dizajnin modern dhe aftësinë krijuese, para se gjithash të sipërmarrësve të rinj, ndërkaq vendi i përqëndrimit është Austrika, nga ku vijnë 28 ekspozues.
Tradicionalisht, programi kryesor do të jetë promovimi, prezantimi, edukimi, kulinaria dhe argëtimi. Do të prezantohet edhe platforma ”Rrjeti ballkanik i dizajnit”./Telegrafi/