Site icon Telegrafi

Sot fillon sezoni i huazimit të biçikletave në Shkup

Prej sot, çdo ditë në periudhën prej orës 7 deri 22 në pesë lokacione në Shkup, qytetarët do të mund të marrin me qira biçikleta me çmim prej 10 denarë për një orë, informojnë nga Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi i projektit është të ngritet vetëdija ekologjike e qytetarëve, të zvogëlohet trazira në qytet, si dhe të përmirësohet jeta sociale e qytetarëve”, thonë nga NP “Parkingu i qytetit”.

Nga atje gjithashtu informojnë se prej nesër do të lëshohen edhe makinat elektrike, të cilat do të vendosen në sheshin “Maqedonia” me qëllim që qyteti të merr pamje turistike dhe të tërheq vizitorë./Telegrafi/

Exit mobile version