Telegrafi

Sot fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë 2016/17

A teacher writes on the blackboard during class in a primary school in Berlin December 7, 2010. The three-yearly OECD Programme for International Student Assessment (PISA) report, which compares the knowledge and skills of 15-year-olds in 70 countries around the world, ranked Germany in the middle field for reading skills and above the OECD-average for mathematics and natural sciences. Teenagers from the Chinese city of Shanghai have the best education in the world, according to the major international study. AFP PHOTO / JOHN MACDOUGALL (Photo credit should read JOHN MACDOUGALL/AFP/Getty Images)

Sot fillojnë regjistrimet e nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2016/17, në të gjithë shkollat fillore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Regjistrimet do të kryhen çdo dtë pune, nga ora 9 deri më ora 14. Çdo shkollë është e detyruar t’i pranojë fëmijët nga rajoni i vet.

Dokumentat e nevojshme të regjistrimit janë çertifikata e lindjes nga libri amë dhe vërtetim për marrjen e vaksinimit të fëmijës. Për informacione më të detajuara mund të mirret te pedagogu i shkollës-psikologu. Përndryshe, regjistrimi në klasë të parë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që kanë arritur moshën 6 vjeçare në fund të kalendarit të vitit 2016.

Fëmija mund të regjistrohet edhe nëse ka arritur 6 vjet deri 31.01.2017, në kërkesën paraprake të prindërit dhe ka marrë qëndrim pozitiv nga pedagogu dhe psikologu i shkollës.

Prindi i fëmijës është i detyruar ta regjistrojë atë dhe është përgjegjës për vizitë të rregullt për arsimin e tij. /Telegrafi/