Site icon Telegrafi

Sot fillon punimet edicioni i 37-të i Seminarit të Gjuhës Shqipe

Sot i fillon punimet edicioni i 37-të i Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Për të 37-në herë më radhë, Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare që organizohet në Fakultetin e Filologjik i UP, pritet të mbledh qindra studiues të gjuhës shqipe nga mbarë bota.

Hapja solemne e Seminarit XXXVII do të mbahet të hënën, më 20 gusht 2018, në orën 11:00, në Fakultetin e Filologjisë.

Punimet do të zhvillohen nga 20 –31 gusht 2018, në Prishtinë.

Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare ka për qëllim zhvillimin e përhapjen sa më të madhe të shqipes në botë ku qindra të rinj nga shumë vende të botës vijnë në Kosovë për ta mësuar gjuhën shqipe.

Exit mobile version