Site icon Telegrafi

Sot fillon platforma e prokurimit elektronik

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) sot do të fillojë me platformën e prokurimit elektronik – Go live, FAZA I – pilot projekti.

Sistemi i prokurimit elektronik ofron përgatitje dhe administrim të sigurt, efikas dhe transparent të te gjithë dokumenteve që lidhen me procesin e tenderimit, duke mënjanuar formën e dorëzimit të dokumentacionit në letër dhe duke siguruar një rrjedhë të sigurt të të dhënave përgjatë gjithë procesi.

Ky sistem redukton ndjeshëm kohën e aplikimit, eliminon dokumentacionin e panevojshëm, lehtëson dhe standardizon njohjen me kushtet e tenderit, garanton fshehtësinë e ofertës, gjeneron raporte si dhe ruajtjen elektronike të tyre për kontrolle të mëvonshme duke pakësuar mundësin e devijimeve korruptive. /Telegrafi/

Exit mobile version