Prej ditës së sotme e deri më 27 mars në Panairin e Shkupit do të mbahet edicioni i 42-të i panairit ndërkombëtar të mobiljeve ku do të prezantohen 180 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe 400 jo të drejtpërdrejtë nga Maqedonia, Italia, Kroacia, Serbia, BeH-ja dhe Kosova.
Në panairin, pajisje për amvisëri dhe objekte publike, repromateriale dhe makineri për industri të mobiljeve do të ekspozohen 10 mijë copë mobilje.
Siç bëjnë të ditur nga Panairi i Shkupit, ky do të jetë panairi më i madh i mobiljeve deri më tani që do të mbajë 11 salla rekorde në panair.
Në panair do të jetë i pranishëm edhe Klasteri i industrisë së drurit nga Kosova me tre prodhues të mobiljeve, ndërsa do të ketë edhe kompani nga Serbia, Kroacia, Italia, Bosnja e Hercegovina. Secila prej kompanive do të mbajë promovime dhe prezantime të saj dhe do të ketë ulje të mëdha.
Panairi për vizitorët do të jetë i hapur çdo ditë deri të dielën, nga ora 10:00 deri në orën 20:00.
Hyrja në panair do të kushtojë 100 denarë, ndërsa organizatorët presin që këtë vit të tejkalojë numri i zakonshëm prej 50 mijë vizitorëve. /Telegrafi/