Site icon Telegrafi

Sot fillon Panairi i 42-të ndërkombëtar i Shkupit -TEHNOMA

Nga sot e deri këtë të shtune, në Shkup mbahet Panairi i 42-të ndërkombëtarë ”TEHNOMA”, që ka të bëjë me sferën e metalurgjisë, elektroteknikës, energjetikës, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shërbimet e tyre do t’i prezantojnë kompani nga Maqedonia, Italia, Austria dhe Gjermania. Në kuadër të panairit, për herë të parë do të mbahet ”Technoinvent – start and grow”, në bashkëpunim me Fondin për zhvillim teknologjik dhe inovacion, ku do të marrin pjesë mbi 30 start up kompani.

Në panair do të organizohen edhe punëtori, prezantime dhe konferenca, ndërkaq do të mbahet edhe edicioni i katërt i Panairit për transport dhe logjistikë, Panairi i 17-të për artizanatë dhe ekonomi të vogël, si edhe Ekspozita e 37-të e inovacioneve – MAKINOVA. Vizitorët do të mund ta përcjellin panairin nga ora 10 e deri në ora 19, kurse hyrja kushton 90 denarë për një person, ndërkaq nga 40 denarë për person, nëse bëhet vizitë grupore./Telegrafi/

Exit mobile version