Sot në ora 16:00 në Qendrën për Numërim dhe Rezultate do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.
“Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, deklaroi Elezi.