Site icon Telegrafi

Sot fillon ngjarja më e madhe sportive në botë, Kupa e Botës zhvillon edicionin e 22-të në Katar

Sot (e diel), 20 nëntor, do të fillojë ngjarja më e madhe sportive në botë, Kupa e Botës, e cila zhvillon edicionin e 22-të në Katar.

Pritjes i erdhi fundi dhe tashmë është radha për Kupën e Botës, të parët që zhvillohet në Afrikë dhe të parën në stinën e vjeshtës.

Edicioni i 22-të i Kupës së Botës i është besuar shtetit të Katarit, i cili ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të të gjithë turneut.

E pikërisht sot, vendi nikoqir hap Kupën e Botës me një ndeshje të vlefshme për Grupin A ndaj Ekuadorit.

Ndeshja mes Katarit dhe Ekuadorit do të zhvillohet nga ora 17:00 në “Al Bayt Stadium” të Al Kohr.

Përpara se të fillojë aksioni i futbollit, nga ora 15:00 do të fillojë të mbahet një ceremoni hapjeje në për të shpallur turneun ‘të hapur’.

Këngëtari i grupit të famshëm të Koresë së Jugut, BTS, Jungkook është planifikuar të performojë në ceremoninë e hapjes dhe pritet të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme pasi stadiumi ka një kapacitet prej 60 mijë vendesh.

Që kur të drejtat e pritës iu dhanë Katarit, turneu është penguar nga polemika, por më në fund vëmendja do të zhvendoset te futbollistët dhe aftësitë që ata mund të shfaqin.

Finalja e turneut do të luhet më 18 dhjetor në stadiumin Lusail. /Telegrafi/

Exit mobile version