Site icon Telegrafi

Sot fillon ndërtimi i fabrikës së panxhar sheqerit në Skenderaj

Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do të vizitojë Komunën e Skenderaj, ku së bashku me përfaqësuesit e kompanisë “DarkStar” do të njoftojnë për investimin e ri britanik në Kosovë.

Ambasadori do të takojë zëvendëskryetarin e Komunës, Fadil Nura. Ndërkohë, kompania“DarkStar” do të fillojë një biznes të ri në Skenderaj, do të ndërtojë fabrikën për procedimin e panxhar sheqerit, ndërtim i cili do të zgjas 8 muaj.

“Investimi i ri Britanik në Kosovë do të kapë vlerën prej afro 27 milionë. Ky biznes do të punësojë 400 punëtorë dhe në mënyrëindirekte do të punësojë disa mijëra bujq në regjionin e Drenicës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike. /Telegrafi/

Exit mobile version