Telegrafi

Sot, fillon konferenca e ofertuesve për ANP-në

Nga data 27 e deri më datën 29 nën organizimin e MTPT-së do të mbahet konferenca e ofertuesëve të kualifikuar të përbërë nga 3 konzorciume të fuqishme ndërkombëtare:

1. Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S
2. Bouyges Batiment / Egis/ PAIC Consortium
3. Limak / Aeroport de Lyon Consortium

Mbajtja e konferences së ofertuesëve bëhet me qëllim që konzorciumet e kualifikuara në këtë tender të kenë mundësi të njihen më për së afërmi me infrastrukturën ekzistuese të ANP- së dhe mjedisin e përgjithshëm investues në Kosovë, si dhe gjithashtu perms kësaj konference tre ditore, ofertuesëve do t’ju jepet mundësia që të shprehin komentet e tyre rreth draft kontratës për Partneritetin Publiko – Privat, në ANP.

Kjo konferencë është vazhdimësi e prokurimit nderkombëtar dhe do të pasohet me dorëzimin e kërkesës për propozim nga ana e ofertueseve ne mars të këtij viti.

Konferencën do ta hapë Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës. Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, do t’u drejtohet të pranishmëve me fjalën për rëndësinë e modernizimit dhe zgjerimit të infrastrukturës në Kosovë, kurse ministri i MEF, Ahmet Shala, do t’i informojë ofertuesit për përkushtimin e Kosovës për partneritetet publiko-private dhe investimet private në infrastrukturë publike në përgjithësi.