Që nga sot do të fillojë inspektimi i përbashkët nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Ceremonia e fillimit të këtij inspektimi do të nisë nga ora 11:00, në objektin e Drejtorisë së Policisë në Kukës, pas një takimi të përbashkët në mes agjencive mbikëqyrëse të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përfaqësuesve të policive kufitare të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky inspektim i përbashkët vjen pas nënshkrimit të protokollit për inspektim të përbashkët një javë më herët (më 13 prill) në mes dy institucioneve.