Rreth 270 mijë nxënës, 188 mijë nga të cilët janë filloristë dhe 80 mijë janë të shkollave të mesme, kthehen sot në bankat shkollore për të filluar gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2016/2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pushimi dimëror u zgjat këtë vit për shkak të motit të ligë dhe epidemisë së gripit, që në Maqedoni shkaktoi vdekjen e dy fëmijëve. Nga ana tjetër, nga e hëna që vjen, pra më 30 janar do të fillojë testimi ekstern për 18.600 maturantë, që do të zgjatë deri më 3 shkurt./Telegrafi/