Telegrafi

Sot fillon gjyqi i policit të akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd

Gjyqi i Derek Chauvin, polici amerikan i akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në maj të vitit 2020, do të fillojë më vonë të hënën.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Chauvin ishte xhiruar nga kalimtarët në qytetin e Minneapolis duke ia vendosur Floydit gjurin në këmbë për më shumë se tetë minuta gjatë kohës kur ky i fundit ishte arrestuar.

Incidenti shkaktoi protesta në SHBA dhe në shumë vende të botës, kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit.

Lexo po ashtu “Mos më qëlloni ju lutem”, publikohen pamje të reja të rastit George Floyd – detajet tregojnë se si nisi gjithçka

Chauvin, 45-vjeçar, është një nga katër oficerët e përfshirë në gjyq.

Lexo po ashtu Pamjet e reja të kamerave të policisë, tregojnë se si George Floyd në momentet e fundit u kishte thënë se nuk po mund të merr frymë

Ai po përballet me akuzat më të rënda nga i gjithë grupi, duke përfshirë vrasjen e shkallës së dytë, që mbart një dënim deri në 40 vjet burg.

Chauvin, i cili u pushua nga policia, është deklaruar i pafajshëm. /Telegrafi/