Gjyqi i Derek Chauvin, polici amerikan i akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në maj të vitit 2020, do të fillojë më vonë të hënën.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Chauvin ishte xhiruar nga kalimtarët në qytetin e Minneapolis duke ia vendosur Floydit gjurin në këmbë për më shumë se tetë minuta gjatë kohës kur ky i fundit ishte arrestuar.
Incidenti shkaktoi protesta në SHBA dhe në shumë vende të botës, kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit.
Chauvin, 45-vjeçar, është një nga katër oficerët e përfshirë në gjyq.
Ai po përballet me akuzat më të rënda nga i gjithë grupi, duke përfshirë vrasjen e shkallës së dytë, që mbart një dënim deri në 40 vjet burg.
Chauvin, i cili u pushua nga policia, është deklaruar i pafajshëm. /Telegrafi/