Me moton “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi”, fillon fushata gjithpërfshirëse për informimin e qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit 100% nga qumështi.
Djathi 100% nga qumështi është dhjath i kualitetit më të lartë dhe përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm siç janë proteinat, hidratet e karbonit, yndyrnat, mineralet, dhe vitaminat. Djathi 100% nga qumështi rekomandohet të konsumohet nga të gjitha grup moshat e shoqërisë.
Fushata fillon sot, me 24 maj 2018, dhe hapja zyrtare e fushatës mbahet prej ores 13:00 në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë Kosovë (AUV), ku do të jenë prezentë shumë mysafirë përfshirë Drejtorin ekzekutiv të AUV-së – Valdet Gjinovcin, Drejtorin e zyrës për zhvillim ekonomik të USAID-it në Kosovë – Brian Martalus, Përfaqësuesin nga Ministria e Bujqësisë – Isuf Cikaqin, Kryetarin e Shoqatës së prodhuesve të qumështit– Milazim Berishën si dhe Kryetarin e Industrisë së qumështoreve – Gani Durmishin.
Gjatë ngjarjes do të prezantohet edhe spoti televiziv (reklama) e krijuar enkas për këtë fushatë.
Fushata do të zgjasë deri në fund të vitit 2018 me aktivitete të ndryshme në të gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë promovimin përmes materialeve promovuese, ngjarjeve të ndryshme, reklamës në kanale kombëtare televizive, reklamimit në rrjetet sociale, degustimit në markete etj.
Pjesë përbërëse e promovimit të produktit do të jetë edhe vula e origjinës e cila do të vendoset në pakot e djathit 100% nga qumështi.
Qytetarët po ashtu do të kenë mundësinë që të vizitojnë uebfaqen www.shijodjathinevertete.com dhe të informohen për më të rejat e fundit rreth fushatës, si dhe faqen zyrtare në Facebook www.facebook.com/shijodjathinevertete/
Me anë të kësaj fushate, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit (SHPQK) dhe Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK) përmes bashkëpunimit strategjik me partnerët saktësisht me USAID-in, Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV) përqëndrohen në promovimin e djathit 100% nga qumështi, si produkt me vlera te larta ushqyese.