Sot në Krushë të Madhe të Rahovecit fillon Festivali i Specit, ku do të ekspozohen të gjitha llojet e specave të cilët kultivohen në këtë fshat me rrethinë.
Kjo festë nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe MBPZH-së dhe më përkrahjen e AGRO/USAID.
Festivali fillon me vallen e shoqërisë kulturore artistike “Bajram Curri”, për të vazhduar me fjalimin e koordinatorit të festivalit, përfaqësuesit të Komunës së Rahovecit, përfaqësuesit të MBPZHR-së,si dhe përfaqësuesit të USAID-it në Kosovë.
Pastaj rreth mesditës mbahet ceremonia e prerjes së shiritit të Festivalit të Specit, vizita e produkteve të ndryshme brenda në festival, drekë tradicionale, garat e bujqve në mbushjen e thasëve me spec, si dhe shpërndarja e mirënjohjeve për fermerët. /Telegrafi/