Site icon Telegrafi

Sot fillon diskutimi për amendamentet e OBRM-PDUKM-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Komisioni për çështje evropiane sot në orën 11:00 do ta vazhdojë seancën, në të cilën në rend dite janë 401 amendamentet e OBRM-PDUKM-së për propozim-ligjin për ndryshime të Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtë.

Seanca gjatë ditës së djeshme u ndërpre me arsyetimin se amendamentet duhet të arkivohen dhe përkthehen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, Komisioni ka afat dy ditë për të rishikuar amendamentet dhe të votojë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që i propozoi qeveria.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Artan Grubi, tha se pret që votimi të bëhet të shtunën, ditën edhe kur skadon afati./Telegrafi/

Exit mobile version