Site icon Telegrafi

Sot fillon debati kuvendor për ribalancin e Buxhetit

Debati për Propozim-ribalancin e Buxhetit e Maqedonisë për vitin 2016 fillon sot në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me ribalancin parashikohet ulje e rritjes së BPV-së prej 4 në 2.3 përqind për shkak të krizës politike, ndërsa investimet kapitale mbeten në nivel të lartë, ashtu siç paralajmëroi edhe ministri Minoski.

Me ribalancin janë paraparë edhe mjete për pagesë të pagave, pensioneve, transfereve sociale dhe subvencione për bujqit.

Nga ana tjetër, me ribalancin rritet edhe deficiti buxhetor nga 3.2 përqind të projektuarat me buxhet në 3.6 përqind nga BPV-ja dhe do të jetë 2.1 miliardë denarë. /Telegrafi/

Exit mobile version