Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se gjatë sot do të hapet platforma online ku qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar ndihmën financiare që komuna ndanë për qytetarët e konfirmuar me COVID-19 dhe për pensionistët.
Përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se do të fillojë aplikimi online me hapjen e platformës.
Sipas vendimit të Komunës së Prishtinës, me nga 50 euro do të ndihmohen personat e konfirmuar pozitiv me coronavirus, kurse me nga 100 euro pensionistët të cilën janë konfirmuar me COVID-19
“Sot e hapim platformën online të aplikimit për ndarjen e ndihmës financiare prej 50 euro për çdo qytetar të Komunës së Prishtinës të konfirmuar me #covid19 pozitiv dhe ndihmës financiare prej 100 euro për pensionistët e Komunës së Prishtinës të konfirmuar me #covid19 pozitiv”, njofton Ahmeti. /Telegrafi/