Autoritetet e qytetit sot nga Komuna e Butelit e fillojnë aksionin e madh për pastrimin e rrugëve me qëllim të uljes së ndotjes, i cili do të zbatohet në të gjitha komunat e Shkupit në periudhë prej 20 ditëve.
“Bashkia e Shkupit në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ka angazhuar qindra persona të papunë të cilët së bashku me ndërmarrjet publike kompetente do ta zbatojnë këtë aksion. Kjo është njëra ndër masat afatshkurtra kundër ndotjes sëShkupit për këtë dimër”, paralajmëroi pardje në konferencë për shtyp kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.
Personave të angazhuar do t’u sigurohet honorar, kompensim për ushqim dhe transport të paguar autobusi.
Sipas Shilegovit, ndotja ka të bëjë edhe me pluhurin e shtresuar nëpër rrugët e Shkupit i cili, siç tha, me vite nuk është pastruar.
Aksioni për pastrimin e Shkupit do të realizohet çdo vjeshtë dhe pranverë dhe është paraparë të bëhet tradicional.