Telegrafi

Sot fillon aksioni për pastrimin e Matkës dhe në 50 komuna tjera

Pas njoftimit të djeshëm për aksioni promovues, asociacioni për mjedis të pastër jetësor ‘Hajde Maqedoni’ sot organizon aksioni për pastrimin e Matkës, që do të mbahet në 15 lokacione dhe në 50 komuna nëpër Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksioni nacional është në kuadër të projektit ‘Maqedonia pa mbeturina 2016’ i cili ka për qëllim t’i pastrojë mbeturinat që ndodhen në vende jo të caktuara në rrethinë, të zhvillojë vetëdije tek qytetarët për menaxhim të drejtë me mbeturinat dhe të zhvillojë mekanizëm për mbështetje të qytetarëve, komunat dhe grupet e tjera të prekura në mënyrë që më mirë të përballen me hedhjen e joorganizuar dhe të paligjshëm në komunitetet e tyre.

Me këtë Maqedonia kyçet në aksionin global ‘Let do it world’, e mbështetur nga Parlamenti evropian dhe i zbatuar në 127 vende në vitin 2017. /Telegrafi/