Sot do të fillojnë punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në segmentin Lum Madh-Gojbulë.
Në ceremoni të fillimit të punimeve do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Hradinaj, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj si dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Ndryshe ceremonia fillon në orën 12:00 në fshatin Lum Madh të Vushtrrisë në drejtim të Mitrovicës. /Telegrafi