Kush nuk e njeh më Ramadan Krasniqin-Danin, i lindur në Pejë, më 5 gusht të vitit 1958, i cili këndon me aq afsh e dashuri, duke u bërë i dashur dhe i adhuruar për pleq e të rinj dhe për çdo gjini.
Më 49 vjet punë, Dani që moti nuk është vetëm i Pejës dhe i Dukagjinit, por i mbarë njerëzimit, sepse zëri i tij arrin të depërtoj tek çdo njeri që ka pak shije dhe kritere për muzikë.
Me kontributin e tij në vazhdimësi, Dani edhe sot e tutje vazhdon karrierën, i orientuar në këtë sezon vere në dasma, ahengje e gëzime familjare.
Me krejt bagazhin e tij ndër dekada, Dani vazhdon të mbetet personalitet që shënon fuqishëm kohën e vet.
Në përvjetorin e ditëlindjes së 63-të, Dani sot ka marrë qindra mesazhe urimi, nga njerëz të thjeshtë, artist, miq, adhurues e ku nuk kanë munguar as urimet nga politikan të vendit.
Me dallim nga viti i kaluar i mbylljes pandemike, Danin, kjo sezonë e gjen të angazhuar më tepër se asnjëherë më parë në dasmat, ahengjet dhe gëzimet familjare shqiptare.
Edhe ‘RADIO 1’ i bashkohet urimit më të mirë për Danin.
“Jetofshë me shëndet edhe shumë e shumë vite. Të na dhurosh këngë siç di ti”.