Telegrafi

Sot festojnë ditëlindjen dy presidentë shqiptarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, sot festojnë ditëlindjet e tyre.

Hashim Thaçi ka mbushur 48 vjet. Ai ka lindur më 24 prill 1968, është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skenderajt. Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin. Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.

Bamir Myrteza Topi, sot mbush 59 vjet. Ai lindi më 24 prill të vitit 1957 në Tiranë, është politikan shqiptar dhe ish-president i Shqipërisë. Është i martuar me Teuta Topin dhe ka dy vajza, Nada Topi e Etida Topi.